Fushata e kandidatit për kryetar të Dibrës, Fisnik Mela, përfundoi ditën e sotme me një takim të veçantë me të rinjtë dibranë. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe ministri Orhan Murtezani dhe bartësi i listës, Afrim Krkuti, me të cilët u prezantua vizioni për një Dibër më të zhvilluar.


Mela theksoi se rinia dibrane përfaqëson energjinë, idetë dhe kurajon e ndryshimit, duke u zotuar se si kryetar i ardhshëm do të mbështesë të rinjtë, do të krijojë hapësira për pjesëmarrjen e tyre dhe do të zbatojë politika që fuqizojnë këtë kategori.
“Me energjinë dhe idetë e tyre, Dibra ecën përpara. Një zë për rininë, një zë për Dibrën”, u shpreh ai.