Fisnik Mela: Fryma e fitores në Dibër po rritet çdo ditë!

1 Min. Leximi

Sot, Dibrën e përshkoi një energji e re, e mbushur me besim, vendosmëri dhe shpresë. Bashkë me aktivistët dhe miqtë nga VLEN, u shpërnda mesazhi i ndryshimit që tashmë ndihet në çdo lagje dhe çdo bisedë.

Pas 19 tetorit, kur u pa fuqia e vullnetit të dibranëve, tanimë të gjithë janë më të bashkuar dhe më të vendosur për 2 nëntorin – ditën kur Dibra do të dëshmojë se uniteti dhe përkushtimi sjellin fitore.


Çdo takim, çdo hap, çdo dorë e shtrirë tregon se një kapitull i ri po nis për qytetin tonë – një kapitull me shpresë, forcë dhe besim në të ardhmen.

Dibra po ecën përpara. Fitorja e madhe po afrohet.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull