Fisnik Mela: Energji e pastër për një të ardhme të ndritshme në Dibër!

1 Min. Leximi

Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës, Fisnik Mela, ka bërë të ditur planin për ndërtimin e një centrali fotovoltaik që do të mbulojë plotësisht kostot e ndriçimit publik në qytet.

Sipas Melës, ky projekt do të ulë shpenzimet buxhetore dhe do të sigurojë kursime të qëndrueshme për komunën, duke e kthyer Dibrën në shembull të menaxhimit të gjelbër dhe përdorimit të energjisë së pastër.

“Me energji diellore, do të ndriçojmë rrugët dhe të ardhmen tonë,” ka theksuar Mela, duke shtuar se ky investim është pjesë e vizionit të tij për zhvillim të qëndrueshëm dhe inovativ të komunës.

Një zë, për Dibrën, rretho 7 ✍️

#meMelën

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull