Finalja e madhe e Europianit erdhi, skuadrat duan trofeun në Berlin. Njihuni me formacionet zyrtare të Spanjë-Angli

3 Min. Leximi

Spanja dhe Anglia luajnë me njëra-tjetrën në finalen e madhe të këtij Europiani, me të dyja skuadrat që duan trofeun e lavdishëm në “Olympiastadion” të Berlint.

“La Roja” kërkon këtë trofe për të katërtën herë, për të qenë ajo e vetmja me këtë numër duke lënë pas Gjermaninë, teksa i fundit u fitua në vitin 2012, nga ai që cilësohej si brezi i artë i Spanjës.Nga ana tjetër, “Tre Luanët” nuk e kanë fituar kurrë, teksa hera e fundit që iu afruan më shumë ishte përpara tre vitesh, kur u mundën në Londër nga Italia vetëm falë goditjes së 11-metërshave. Gjithashtu Anglia kërkon t’i japë fund edhe “agjërimit” prej 58 vitesh pa trofe, që nga hera e fundit kur fituan Kupën e Botës në vitin 1966, i pari dhe i vetmi në historinë e tyre,

Sa i përket ekipit të Southgate, duket se ata kanë luajtur një lojë vetëm për të fituar. Në grupe, ata mundën Serbinë në ndeshjen e parë, teksa barazuan me Danimarkën dhe Slloveninë në dy të tjerat. Në fazën e 1/8-ave erdhi fitorja e vuajtur me Sllovakinë, kualifikimi përballë Zvicrës në çerekfinale dhe fitorja në frymën e fundit kundër Holandës në gjysmëfinale.

De La Fuente i ka besuar 11-shes së tij titullarë, teksa në formacion janë rikthyer Carvajal dhe Le Nromand, të cilët nuk luajtën për shkak të kartonëve në gjysmëfinalen me Francën.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, Southgate ka bërë vetëm një ndryshim, duke i besuar krahun e majtë të mbrojtjes Luke Shaw në vend të Trippier.

Sfida starton në orën 21:00.

FORMACIONET ZYRTARE:

- Advertisement -

SPANJA: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Olmo, Yamal, Williams, Morata (C).

Trajner: Luis De La Fuente

ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Saka, Mainoo, Rice, Shaw, Bellingham, Foden, Kane (C).

Trajner: Gareth Southgate

 

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull