Drejtori i Ski Qendrës në Kodrën e Diellit, Gani Aliji njoftoi se edhe zyrtarisht sot ka nisur sezoni i skijimit, përcjell TV21. Ai thotë se të gjithë ski ashensorët janë në funksion, përveç atij të Cerepashinës, i cili është ndalur për shkak të kushteve atmosferike, respektivisht, erës së fuqishme, deri sa premton se i njëjti do të lëshohet për përdorim me përmirësimin e kushteve.
Fillon sezoni në Kodrën e Diellit, Aliji: Ski ashensori i Cerepashinës është ndalur për shkak të erës së fuqishme

Ndani këtë artikull
