Fillon ndërtimi i Parkut me erë në Shtip, investim në vlerë prej 500 milionë dollarëve

1 Min. Leximi

Në afërsi të Shtipit sot do të vendoset gur-themeli i Parkut me erë, të cilin do ta ndërtojë kompania “Alkazar enerxhi” investim në me vlerl prej mbi 500 milionë dollarëve që duhet të hap 630 vende të reja pune.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Në fillim të ndërtimit të parkut më të madh me erë në Maqedoni, do të marrin pjesë dhe do të drejtohen kryeministri hristian Micskoski, ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski dhe bashkëthemelkuesi i partneri menaxhues i “Alkazar enerxhi”, Daniel Kalderon.

Parku me erë, i cili është investimi më i madh në pjesën e burimeve të ripërtërira në rajon, do të jetë i lokalizuar mes Shtipit, Karbincit dhe Radovishit në sipërfaqe prej rreth 326 hektarë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Është parashikuar që të ketë 55 parqe me erë, të cilët do të prodhojnë energji elektrike, me të cilën do të përmbushen nevojat e rreth 100 mijë amvisërive.

Realizimi i projektit, siç theksojnë nga “Alkazar enerxhi”, do të sjellë shumë përfitime për ekonominë, bashkësinë e biznesit dhe për qytetarët, krijon vlerë të përgjithshme për shtetin dhe hap potencial të madh për zhvillimin e mëtejshëm. Parku me erë paraqet edhe hap të rëndësishëm ndaj përforcimit të sigurisë energjetike dhe qëllimeve për energji të rinovueshme në vend.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull