Filloi votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm nga 32 komuna dhe Qytetin e Shkupit

1 Min. Leximi

Nesër në vend do të zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa sot procesi i votimit ka nisur për kategoritë e veçanta të qytetarëve – personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit, si dhe banorët e shtëpive të të moshuarve.

Në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2025, që do të mbahet të dielën, qytetarët do të votojnë për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa në Shuto Orizarë votimi do të zhvillohet në tre vendvotime për këshilltarë komunalë.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), sot votojnë 4.826 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, kërkesat e të cilëve janë miratuar nga komisionet komunale zgjedhore. Po ashtu, të drejtën për të votuar sot e ushtrojnë edhe personat e burgosur dhe ata në arrest shtëpiak nga komunat ku zhvillohet zgjedhja e kryetarit të komunës.

Në total, 1.013.375 qytetarë kanë të drejtë vote në këtë raund të dytë.

Fushata zgjedhore përfundoi mbrëmë në mesnatë, ndërsa heshtja zgjedhore do të vazhdojë deri nesër në orën 19:00, kur do të mbyllen vendvotimet.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull