Filloi trajnimi për zjarrfikësit e ardhshëm

1 Min. Leximi

Në organizim të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka filluar trajnimi për kandidatët që u paraqitën në thirrjen publike të Qeverisë për angazhimin e zjarrfikësve, me qëllim forcimin e kapaciteteve për parandalim dhe përballje me zjarret, njofton Pressonline.al.

Siç informoi drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov, të gjithë kandidatët që e kanë kaluar procesin e përzgjedhjes i kanë plotësuar kushtet e kërkuara dhe pas përfundimit të trajnimit do të sistemohen aty ku ka nevojë më të madhe.

- Advertisement -

Kryetari i Unionit Kundër Zjarreve theksoi se trajnimet, përveç në Shkup, po mbahen edhe në 12 qytete të tjera në vend, ku po trajnohen gjithsej 364 persona, të cilët pas përfundimit të procesit do të dërgohen në komunat nga ku vijnë.

Ky trajnim vjen pas shpalljes së qeverisë për 400 zjarrfikës të rinj, por interesimi ishte nën pritjet – në Shkup, ku nevojiteshin 80 zjarrfikës, kishin arritur vetëm 50 aplikime. Paga e ulët, që është rreth 24.000 denarë, konsiderohet si një nga arsyet për interesimin e dobët.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull