Filipçe nga Struga: Të luftojmë për jetë më dinjitoze, shteti me VMRO-në nuk ka të ardhme

3 Min. Leximi

Shtëpia jonë nuk është vetëm shtëpia në të cilën jetojmë. Shtëpia jonë është rruga jonë, lagjja jonë, qyteti ynë, Maqedonia jonë. Dhe kur themi, po luftojmë për shtëpinë tonë, kjo do të thotë se po luftojmë për një jetë dinjitoze për çdo qytetar, për çdo familje, për çdo fëmijë. Forca jonë është në unitet dhe së bashku mund të bëjmë ndryshime. Sot më shumë se kurrë, e ardhmja është në duart e qytetarëve, theksoi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, nga tribuna e sontme “Luftojmë për shtëpinë tonë” në Strugë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Nga Struga multietnike, theksoi se pasuria e Maqedonisë është në bashkëjetesë dhe se Struga është një shembull i vërtetë i kësaj. Duke e kërkuar besimin e banorëve të Strugës, një qytet në të cilin nuk kanë kandidat për kryetar komune, të votojnë për listën e këshilltarëve të LSDM-së, të udhëhequr nga Dimçe Shipinkarovski, në zgjedhjet lokale më 19 tetor, ai u tha atyre se është e nevojshme të luftohet për një shtet që është një shtëpi e përbashkët për të gjithë”, jo pronë e dikujt.

Në fjalimin e tij, ai iu referua politikave të VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se, sipas tij, shteti nuk ka të ardhme me to. Ai foli edhe për problemet ekonomike, duke theksuar se qeveria aktuale nuk ka përmbushur asnjë premtim për të përmirësuar ekonominë dhe standardin e jetesës së qytetarëve. Ata premtuan paga dhe pensione më të larta, më shumë vende pune, por se jeta e qytetarëve është shndërruar në kalkulime të përditshme se si të mbijetohet muaji.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Sipas tij, parametrat ekonomikë janë negativë për shkak të politikave të këqija të qeverisë, dhe ai gjithashtu vuri në dukje se investimet e huaja janë përgjysmuar.

Bartësi i listës së këshilltarëve në Strugë, Dimçe Shipinkarovski, premtoi zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen bashkëqytetarët e tij, siç janë mungesa e ujit të pijshëm dhe deponia ilegale e mbeturinave në qytet, por edhe ndërtimi i një sistemi kolektorësh pranë fshatit Radozhdë.

Sipas tij që të rinjtë të qëndrojnë në Strugë, nënvizoi, duhet të jetojnë në një mjedis të bukur, urban dhe të pastër, të kenë ujë të pijshëm, ajër të pastër dhe një vend të këndshëm për të jetuar

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull