Filipçe konfirmon takimin me Ahmetin, por nuk zbulon detaje

1 Min. Leximi

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe konfirmoi takimin e tij me kreun e BDI-së Ali Ahmeti të realizuar pak ditë para se të mbahej dhe takimi i liderëve i thirrur nga kryeministri Mickoski. Filipçe nuk zbuloi shumë nga ajo që është diskutuar në takim por vetëm njoftoi se tema kryesore ka qenë bashkëpunimi në nivel lokal në Gostivar ku në zgjedhjet e përsëritura të 11 janarit, socialdemokratët mbështetën Valbon Limanin për kryetar komune.

“Me Ali Ahmetin fillimisht diskutuam për qeverisjen lokale në Gostivar. Atje bashkërisht mbështetëm kandidatin e Aleancës. Qyteti ka probleme serioze e të shohim tani si do të veprojë. Ne nuk kemi koalicion me BDI-në. Pas këtij takimi ndodhi edhe takimi i liderëve dhe më vjen keq për partitë që shkuan në atë takim, legjitimojnë një pushtet të tillë të zhytur në korrupsion e që e mbajnë vendin në izolim me fushatat me lajme të rreme. Me këtë pushtet nuk ka të ardhme”, deklaroi Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull