“Komuna e Bogovinës, nën drejtimin e z. Feti Abazi, organizoi me krenari manifestimin solemn kushtuar festave të nëntorit, ditëve që ndezin më fort ndjenjën tonë kombëtare”, ka shkruar Feti Abazi në rrjetet sociale, për këtë aktivitet të organizuar në sallën sportive të fshatit Kamjan.
“Në këtë aktivitet morën pjesë të gjitha shkollat fillore të komunës, duke e shndërruar skenën në një mozaik të bukur zërash, vallesh e ngjyrash shqiptare. Nxënësit, me zemër plot krenari, sollën para publikut këngë, valle, recitime dhe program artistik që pasqyruan historinë, sakrificën dhe lavdinë e kombit tonë.
Ky manifestim ishte një dëshmi se brezat e rinj po rriten me dashurinë për atdheun dhe me vlerat që e mbajnë gjallë shpirtin shqiptar. Komuna e Bogovinës, së bashku me shkollat e saj, vazhdon të kultivojë traditën, identitetin dhe krenarinë kombëtare, duke i dhënë këtyre festave madhështinë që meritojnë.
GËZUAR FESTAT E NËNTORIT”, ka përfunduar mesazhin e tij në Facebook, kreu i komunës së Bogovinës.

