Fetai në Tiranë: Integrimi evropian, shtyllë kryesore për transformimin e shoqërisë sonë

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka marrë pjesë sot në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje në Tiranë, ku ishte panelist në sesionin me temë “A është agjenda e integrimit evropian shpresa e vetme për vendet e Ballkanit Perëndimor?”.

Në fjalimin e tij, Fetai ka theksuar përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj reformave evropiane dhe bashkëpunimit rajonal. Ai kujtoi se Agjenda e Reformës, e miratuar këtë vit, fokusohet në sundimin e ligjit, administratën efikase, mundësitë e bazuara në meritë dhe përmirësimin e shërbimeve publike në arsim dhe shëndetësi. “Reformat nuk janë vetëm për anëtarësimin në BE, por për të transformuar jetën e qytetarëve tanë dhe për të kontribuar në evropianizimin e shoqërisë”, theksoi Fetai.

- Advertisement -

Ai shtoi se integrimi evropian është shtyllë kryesore për rajonin, jo vetëm si një proces teknik, por si një projekt politik i bazuar në vlera të përbashkëta si solidariteti, drejtësia dhe dinjiteti.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull