Zv/kryeministri Arben Fetai duke folur për punësimet në pjesën maqedonase dhe mungesën e atyre shqiptare, u shpreh se këtë situata për fat të keq e ka shkaktuar Arben Taravari duke e tërhequr përfaqësuesin e ASH-së, për më tepër se një muaj nga komisioni kadrovik i koalicionit VLEN.
“Rrjedhimisht është sabotuar edhe procesi i punësimeve sepse planifikimi i tyre nuk ka mundur të ndodh me tempon e paraparë. Për pasojë punësimet në pjesën maqedonase realizohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa aty ku udhëheqin dhe planifikohen punësimet për pjesën shqiptare sabotimi i komisionit kadrovik ka rezultuar me bllokim të procesit”, tha Fetai.
Sipas Fetai kjo do të rregullohet dhe me tempo të madhe do të realizohen punësimet edhe në pjesën shqiptare.
Fetai: Mos-punësimi i shqiptarëve ishte sabotim direkt i Taravarit për të shkaktuar krizë

Ndani këtë artikull