Fetai i drejtohet Ahmetit: Po çfarë besëlidhje e çfarë bakraçi!

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai përmes një postimi në Fejsbuk i është drejtuar me disa fjalë kreut të BDI-së Ali Ahmeti, derisa ky i fundit thërret shqiptarët në besëlidhje.

Ai shkruan: “O Ali, kush nuk i ul të vetët në një sofër, nuk mund t’i thërrasë shqiptarët në besëlidhje. Dilni e na shisni patriotizëm dhe folklorizma, por mes vete s’flisni e as s’i jepni dorën njëri tjetrit. Taravari nga njëra anë, Sela nga tjetra, secili ha bukë veç e veç, duke e ruajtur shpinën nga tjetri”.

Dhe jo vetëm që s’i besojnë njëri- tjetrit, thekson tutje Fetai, por s’mund të shihen as me sy nga urrejtja.
“Po çfarë besëlidhje e çfarë bakraçi!”, thekson mes tjerash, Arben Fetai.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull