Fetai bisedon me Pieter Feith, diskutohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë

2 Min. Leximi

Zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, bisedoi në video lidhje me diplomatin Pieter Feith, ish-shef i ekipit negociator që mbështeti procesin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Gjatë bisedës, Fetai e ka informuar diplomatin Feith për miratimin në Qeveri të Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, me çka ky parim i rëndësishëm i Marrëveshjes së Ohrit për herë të parë rregullohet me ligj.

- Advertisement -

“Z. Feith përshëndeti miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat dhe u shpreh shumë i lumtur për këtë hap historik. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të frymës së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe vazhdimit të rrugës për integrim të plotë në Bashkim Evropian”, shkruan Fetai.

Zv/kryeministri Fetai dhe diplomati Feith kanë diskutuar edhe për avancimin e mëtejshëm të procesit të decentralizimit si një tjetër shtyllë e rëndësishme e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa Fetai thotë se e ka informuar edhe për hapat që po ndërmarrin si Qeveri në këtë drejtim, sidomos me financimin e projekteve të shumta të Qeverisjeve Lokale.

“Në përfundim të bisedës sonë, z. Feith, me emocion të sinqertë, theksoi se “Zemra e tij është gjithmonë me Maqedoninë e Veriut”. Ai do të jetë gjithmonë i mirëseardhur këtu, për kontributën që ka dhënë për paqen, bashkëjetesën dhe barazinë”, publikoi Fetai.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull