Festa e Flamurit, MPB-ja me kundërvajtje ndaj Mendi Qyrës

1 Min. Leximi

Departamenti për Punë të Brendshme (DPB) i Strugës ngriti kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër personit juridik – Komunës së Strugës dhe kundër personit përgjegjës M.K. (65) nga fshati Bixhevë të Strugës, për një vepër të kryer në kundërshtim me nenin 6, dhe të dënueshme sipas nenit 11 të Ligjit për përdorimin e flamujve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë. Të pandehurit, si organizatorë të një eventi me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, i cili u mbajt më 28.11.2025 në rrugën Marshall Tito në Strugë, nuk e shfaqën ose vendosën flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë, gjë që ishin të detyruar ligjërisht ta bënin, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull