Feride Haxhiu: Çfarë autogoli: A po e kritikon Blerant Ramadani vetë Blerim Bexhetin?

1 Min. Leximi

Deputetja e VLEN-it nga Saraji, Feride Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj statusit të kandidatit për kryetar të komunës, Blerant Ramadani, i cili kishte shkruar se “votuesi që nuk flet publikisht, po pret momentin – për ta kthyer zhgënjimin në drejtësi dhe për ta rikthyer dinjitetin e shqiptarëve”. Haxhiu ka cilësuar këtë status si “autogol”, duke thënë se është absurd dhe përbën nënçmim për banorët e Sarajit. “Çfarë autogoli! Nuk e di Blerant Ramadani këtë status a ia ka dedikuar Blerim Bexhetit, apo çka! Çfarë absurdi, çfarë nënçmimi për banorët e Sarajit! Del e shkruan për ‘zhgënjim’, ndërkohë që i rri pranë vetë Blerim Bexhetit. Atij që 20 vjet e ka zhytur Sarajin në dështime, pa ujë, pa kanalizim, pa transport, pa rrugë, pa çerdhe… E sot, me çka nuk ka problem kjo komunë për faj të tij! Me çfarë fytyre flet për dinjitet e drejtësi, kur je kandidat i vetë autorit të këtij zhgënjimi? Absurde!”, ka shkruar Haxhiu

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull