Ferid Veseli emërohet trajner kondicional i Përfaqësueses U-20 të Maqedonisë së Veriut

1 Min. Leximi

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka emëruar Ferid Veselin në postin e trajnerit kondicional të Përfaqësuesja U‑20 e Maqedonisë së Veriut në futboll, duke përforcuar stafin profesional të ekipit të të rinjve.

Veseli vjen në këtë detyrë me një përvojë të konsiderueshme në përgatitjen fizike të futbollistëve dhe me një karrierë të suksesshme në disa klube të njohura të rajonit. Ai ka qenë pjesë e stafit profesional të FK Shkupi në Shkup, si dhe ka kontribuar edhe te KF Llapi nga Kosova.

Gjatë angazhimeve të tij në këto skuadra, Veseli është vlerësuar për profesionalizmin dhe metodat moderne në përgatitjen kondicionale, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e performancës fizike të lojtarëvedhe në arritjen e rezultateve pozitive.

Emërimi i tij në stafin e përfaqësueses U-20 konsiderohet një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të talentëve të rinj dhe për përgatitjen sa më cilësore fizike të futbollistëve që synojnë të bëhen pjesë e ekipit të parë të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull