Fazliu: Nga Lubjana me hapa konkretë drejt modernizimit të Librave Amë

1 Min. Leximi

Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Slloveni, ka realizuar takim me Alenka Colja, udhëheqëse e sektorit për Regjistrimin e Popullsisë dhe Dokumenteve Publike.
“Pas takimit me Qendrën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, vizita ime në Slloveni vazhdoi me një takim të rëndësishëm bilateral në Ministrinë e Punëve të Brendshme me znj. Alenka Colja, udhëheqëse e sektorit për Regjistrimin e Popullsisë dhe Dokumenteve Publike.
Diskutuam për funksionimin e sistemit slloven të librave amë, për standardet dhe praktikat që garantojnë shërbim efikas dhe të denjë për qytetarët.
Shkëmbimi i përvojave me vende që kanë avancuar në këtë fushë është thelbësor për vizionin tonë. Sepse edhe ne synojmë të ndërtojmë një sistem modern, digjital dhe të orientuar drejt qytetarit.
Hapat konkretë sapo kanë filluar dhe bashkëpunimi me partnerë si Sllovenia është garanci për sukses afatgjatë”, ka deklaruar Fazliu.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull