Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu po qëndron në Mal të Zi ku po merr pjesë në Tryezën Rajonale për Parandalimin dhe Reduktimin e Personave pa Shtetësi, një njgjarje me karakter rajonal.
Njoftimi i Fazliu:
I nderuar të marr pjesë në Tryezën Rajonale për Parandalimin dhe Reduktimin e Personave pa Shtetësi, një ngjarje me rëndësi të veçantë që mbledh në një tavolinë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Serbia – si dhe organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, UNHCR, OSBE dhe rrjeti European Netëork on Statelessness.
Kjo tryezë synon të gjejë zgjidhje konkrete për një prej plagëve më të heshtura të rajonit – mungesën e shtetësisë dhe përjashtimin administrativ që lë mijëra njerëz pa dokumente, pa të drejta dhe shpesh, pa zë.
Si drejtor i Librave Amë, jam krenar të ndaj përvojën tonë në terren dhe të jap kontribut për politika më gjithëpërfshirëse.
Sepse çdo njeri ka të drejtë të njihet.
Dhe askush nuk duhet të mbetet në harresë.