Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Shoqatën “Ljubеznost Shkup” në prani të atasheut të Ambasadës së Austrisë për çështje sociale, Harald Fuger. Ky bashkëpunim synon të ndihmojë qytetarët më të cenueshëm në sigurimin e dokumentacionit civil, zgjidhjen e çështjeve ligjore dhe ofrimin e mbështetjes profesionale. Fazliu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të garantuar qasje të barabartë në të drejtat civile.
Postimi i plotë i Faton Fazliut:
Dokumentet janë e drejtë, jo privilegj – bashkë për qytetarët në rrezik social!
Në prani të atasheut për çështje sociale të Ambasadës së Austrisë, Harald Fuger, pata kënaqësinë të nënshkruaj një memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Qytetarëve “Ljubеznost Shkup”, e përfaqësuar nga kryetari Toni Stankovski.
Ky memorandum synon mbështetjen e qytetarëve nga kategoritë më të cenueshme, me fokus në:
✅ Ndihmë në mbledhjen dhe dorëzimin e dokumenteve të nevojshme për dokumentacionin civil.
✅ Bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm për të zgjidhur çështjet e qytetarëve në nevojë.
✅ Angazhimin e ekspertëve për të dhënë mbështetje profesionale dhe për të ndarë përvoja.
✅ Trajtimin e rasteve me specifika të veçanta përmes një qasjeje të përbashkët.
Bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për të siguruar që çdo qytetar të ketë qasje të barabartë në të drejtat e tij! 📌
#MbështetjePërSecilin #Bashkëpunim #TëDrejtatEÇdoQytetari #LibratAmë