Drejtori i Librave Amë, z. Faton Fazliu, ka përmbyllur vitin 2024 duke reflektuar mbi sfidat dhe momentet e rëndësishme që e kanë forcuar ekipin dhe komunitetin. Ai ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin dhe përpjekjet e përbashkëta nga qytete si Shkupi, Tetova, Gostivari, Struga, Manastiri dhe Kumanova.
Me optimizëm, Fazliu ka premtuar përpjekje të reja për ta bërë vitin 2025 një periudhë ndryshimi dhe përparimi për të gjithë. Ai ka uruar qytetarët për një vit të ri të mbushur me shëndet, dashuri dhe suksese.
Postimi i plotë i z.Fazliu:
🕊️ Po lëmë pas vitin 2024, një vit plot sfida, por edhe momente që na bënë më të fortë! Nga Shkupi në Tetovë, Gostivar e Strugë, Manastir e Kumanovë – me përulësi dëgjova brengat, hallet dhe shpresat e punonjësve dhe njerëzve që besojnë në ndryshim.
Ky rrugëtim më ka bindur se kur bashkojmë zemrat dhe forcat, çdo sfidë mund të kthehet në mundësi. Bashkë do ta bëjmë vitin 2025 një vit të ndryshimit dhe të përparimit për të gjithë!
Urime vitin e ri 2025! Qoftë një vit i mbushur me shëndet, dashuri dhe suksese për ju dhe familjet tuaja! 🌟