Faton Fazliu: Shërbimet e Librave Amë tani edhe online

1 Min. Leximi
Screenshot

Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu, njoftoi se një pjesë e shërbimeve tashmë mund të kryhen online, duke ua lehtësuar ndjeshëm procedurat qytetarëve. Qëllimi është zvogëlimi i tollovisë në sportele dhe ofrimi i shërbimeve më të shpejta dhe më efikase.

Përmes portalit shtetëror uslugi.gov.mk, qytetarët mund të aplikojnë pa pritje dhe pa radhë për disa nga dokumentet më të kërkuara, si certifikata e lindjes, certifikata e martesës, certifikata e vdekjes dhe vërtetimi për gjendje të lirë martesore.

Sipas Fazliut, ky ndryshim prek drejtpërdrejt përditshmërinë e qytetarëve, duke kursyer kohë dhe duke ulur stresin. Ai theksoi se kjo është një hap i rëndësishëm drejt një administrate moderne që i shërben realisht qytetarit dhe se ky proces është vetëm fillimi i reformave për një shërbim publik më funksional dhe më të afërt me qytetarët.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull