Faton Fazliu: Projekti “Mirë se erdhe bebe” sërish pranë jush

1 Min. Leximi

Drejtori i drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar për rikthimin e projektit “Mirë se erdhe bebe”, projekt ky që ka për qëllim të thjeshtësojë procesin e lëshimit të certifikatave të lindjes për të porsalindurit

“Aktualisht, procedura për të marrë numrin amë nga Ministria e Punëve të Brendshme zgjat më shumë se tre ditë, një kohë që shpesh nuk korrespondon me momentin e lirimit të prindërve nga spitali. Ne synojmë të zvogëlojmë këtë periudhë në vetëm një ose dy ditë dhe të mundësojmë që certifikata e lindjes të merret në institucionet shëndetësore në momentin e lirimit nga spitali.

- Advertisement -

Shpresoj që së shpejti të kemi një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme për të adresuar këtë çështje dhe për të realizuar përmirësimet e nevojshme.

Ky projekt do të ndihmojë në lehtësimin e procedurave për prindërit dhe do të sigurojë që çdo fëmijë të ketë certifikatën e lindjes në kohën e duhur. Ne jemi të angazhuar për të bërë këtë proces më të shpejtë dhe më të lehtë për të gjithë”, ka deklaruar Fazliu.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull