Faton Fazliu nga Ljubljana: Bashkëpunim për kushte më të mira në Librat Amë

1 Min. Leximi

Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu, realizoi një takim në Ljubljana me znj. Mojca Kopše, drejtore e Qendrës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar në Slloveni (CMSR), ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në investime dhe kofinancim për përmirësimin e kushteve infrastrukturore të zyrave të Librave Amë në Maqedoninë e Veriut.

“Librat Amë janë pika e nisjes për çdo qytetar – aty regjistrohen lindjet, martesat dhe identiteti. Është detyrim institucional që këto zyra të reflektojnë respekt për dinjitetin njerëzor,” theksoi Fazliu.

- Advertisement -


Ky angazhim është pjesë e përpjekjeve për të sjellë mbështetje ndërkombëtare në funksion të përmirësimit të shërbimeve publike për qytetarët.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull