Faton Fazliu diskuton për standarde më të larta të shërbimeve në Dellçevë

1 Min. Leximi

Drejtori i Librave AMe, Faton Fazliu, sot realizoi një vizitë zyrtare në Zyrën e Vendit në Dellçevë. Gjatë takimit me stafin u diskutua për kushtet aktuale të punës dhe hapat që duhen ndërmarrë për t’i përmirësuar ato.

Më pas, ai u prit nga kryetari i Këshillit të Komunës së Dellçevës, Nikollço Stojmenovski, me të cilin bisedoi për mënyrat se si institucionet mund të forcojnë bashkëpunimin dhe të rrisin cilësinë e shërbimeve për qytetarët.


Fazliu theksoi se gjatë vitit të ardhshëm përkushtimi do të jetë edhe më i madh, me synim ngritjen e standardeve të punës dhe ofrimin e shërbimeve më efikase për komunitetin.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull