Sekretari i Komunës së Çairit, Faruk Nevzati, ka dalë me një sfidë publike ndaj zyrtarëve të Qytetit të Shkupit, duke kërkuar që të demantojnë të dhënat që, sipas tij, dëshmojnë diskriminim flagrant ndaj banorëve të Çairit. Ai thekson se në më pak se 6 vite, qyteti ka inkasuar afër 18 milion euro nga Çairi, ndërsa në investime kapitale janë kthyer vetëm 1.5 milion euro, apo më pak se 10%.
Sipas Nevzatit, të dhënat janë të sigurta dhe të marra direkt nga Administrata Tatimore e Qytetit të Shkupit. Ai shton se kjo shpërndarje e pabarabartë e buxhetit është një padrejtësi që duhet të ngrisë reagimin e të gjithëve, pavarësisht përkatësisë politike.
Në kontrast të thellë me këtë situatë, Nevzati përmend deklaratën e vetë kryetares së Shkupit, e cila ka pohuar se vetëm në Komunën e Gjorçe Petrovës, në 3 vitet e fundit, janë realizuar 27 rrugë në 5 vendbanime, ndërkohë që në Çair nuk është realizuar as një rrugë, ujësjellës apo kanalizim.
Investimet e vetme të realizuara nga Qyteti i Shkupit në Çair:
• 🔹 Rekonstruksioni i rrugës Xhon Kenedi – 56 milion denarë (2020)
• 🔹 Rekonstruksioni i rrugës Brigada Maqedono-Kosovare – 26 milion denarë (2020)
• 🔹 Ndërtimi i “Mega Parkut” në lagjen Fushë Tophanë – 10 milion denarë (2023)
Nevzati nënvizon se të dhënat nuk përfshijnë të hyrat nga faturat e NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”, që përllogariten rreth 1 milion euro në vit, si dhe fondin e përbashkët të qytetit, që sipas nenit 23 të Ligjit për Qytetin e Shkupit, duhet të garantojë kushte të barabarta për të gjithë qytetarët.
Mesazhi i tij është i qartë: Mungesa e investimeve është padrejtësi institucionale që demotivon qytetarët për pagesën e tatimeve. Ai kërkon transparencë, barazi dhe respekt për qytetarët e Çairit.
Statusi i plotë i z.Nevzati:
PUBLIKISHT PO I SFIDOJ ZYRTARËT E QYTETIT TË SHKUPIT TË DEMANTOJNË TË DHENAT QË PO I SHPALOSIM KUR THEMI SE QYTETI I SHKUPIT, PËR MË PAK SE 6 VITE, KA INKASUAR GATI 18 MILION EURO NGA BANORËT E ÇAIRIT DERISA NË INVESTIME KAPITALE JANË KTHYER 1.5 MILION EURO !
KËND PO E DISKRIMINOM KY INSTITUCION DUKE MOS BËRË INVESTIME?
BANORËT E ÇAIRIT TË CILËT ME DEKADA TË TËRA KAN QENË TË PËRBUZUR NGA SISTEMET E MËPARSHME?
PËR KËTË ALUDIM TONIN SOT DO TI SHPALOSË EDHE TË DHËNAT KONKRETE TË CILAT I KEMI SIGURUAR PIKËRISHT NGA ADMINISTRATA TATIMORE E QYTETIT TË SHKUPIT!
✅Kur po themi se Qyteti i Shkupit po i diskriminon banorët e Çairit gjatë shpërndarjes së buxhetit këtë po e themi duke e bazuar në fakte dhe pa tendenca për të bërë politik.
Qëllimi i vetëm është për ti njoftuar qytetarët për diskriminimin flagrant që Qyteti i Shkupit, po ua bën banorëve të Çairit!
Këtu të gjith duhet ta ngrisim zërin, pavarsisht përkatësisë partiake!
❎Në 6 vitet jo të plota të fundit Qyteti i Shkupit mbi baza të ndryshme tatimore nga banorët e Çairit ka mbledhur afër 18 milion euro, derisa në investime kapitale banorëve të Çairit i janë kthyer vetëm 1.5 milon euro (ose më pak se 10%) nga mjetet e grumbulluara ‼️
⛔️ Dje Kryetarja e Qytetit të Shkupit publikisht pranoj se vetëm në Komunën e Gjorçe Petrovës në 3 vitet e fundit ka realizuar 27 rrugë në 5 vendbanime derisa në Çair asnjë rrugë, asnjë ujësjellës dhe asnjë kanalizim.
⛔️Mosrrespektimi i parimit të zhvillimit të barabartë i të gjitha komunave në Qytetin e Shkupit është dekurajues dhe e humbë motivimin tek qytetarët të jenë të disciplinuar gjatë pagesës së tatimeve.
Investimet që ka bërë Qyteti i Shkupit në Çair janë:
📍 Rekonstrumi i rrugës Xhon Kenedi për të cilën Qyteti i Shkupit ka ndarë 56,000,000 denarë (viti i realizimit 2020),
📍 Rekonstrumi i rrugës Brigada Maqedono-Kosovare për të cilën Qyteti i Shkupit ka ndarë 26,000,000 denarë (viti i realizimit 2020),
📍 Realizimi i “Mega Parkut” në lagjen Fushë Tophanë për të cilën Qyteti i Shkupit ka ndarë 10,000,000 denarë (viti i realizimit 2023)
👉Në këto të hyra nuk janë futur edhe të hyrat nga faturat që lëshohen nga NP”Ujësjellës dhe kanalizim” që gjithashtu kapin vlerën rreth 1 milion euro në vit, në bazë kumulative dhe të hyrat nga fondi i përbashkët i cili fond, në bazë të nenit 23 të Ligjit për Qytetin e Shkupit formohet për arsye të sigurimit të kushteve të barabarta gjatë funksionimit dhe përmbushjesë së nevojave të përbashkëta të banorëve të Qytetit të Shkupit❗️
Tabelat në vazhdim paraqesin të hyrat e Qytetit të Shkupit vetëm nga banorët e Çairit për 6 vitet e fundit: