Faruk Nevzati: Plani vjetor 2025 nga Qyteti i Shkupit pa asnjë shqiptarë në avansim

3 Min. Leximi

Prej ditësh, sekretari i Komunës së Çairit, z. Faruk Nevzati, po analizon punën e padrejtë të Komunës së Qytetit të Shkupit, duke vënë theksin mbi përjashtimin e shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse. Në mbledhjen e 53-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit, mbajtur më 26 shtator 2024, Këshilli nuk e miratoi Propozim-Vendimin për dhënien e pëlqimit për Planin vjetor të punësimeve për vitin 2025. Z. Nevzati theksoi se edhe këtë vit, plani nuk parashikonte avancimin e shqiptarëve në pozita udhëheqëse.

Nevzati përshëndeti mosvotimin e këtij plani, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për të kundërshtuar këtë padrejtësi. Ai i bëri thirrje këshilltarëve shqiptarë të veprojnë në mënyrë unanime për të kërkuar përfaqësim të drejtë në administratën e Qytetit të Shkupit.

- Advertisement -

Ai gjithashtu bëri apel për mbështetje nga mediat shqiptare, për të ndihmuar administratorët shqiptarë të arrijnë pozitat që u takojnë sipas përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë në administratë. Z. Nevzati ofroi gjithashtu ndihmë teknike për këshilltarët shqiptarë, pavarësisht përkatësisë së tyre politike.

- Advertisement -

“Tani është momenti për të bashkuar zërin kundër padrejtësive që i bëhen shqiptarëve në Qytetin e Shkupit,” përfundoi ai.

Postimi i plotë në Facebook nga z.Faruk Nevzati:

𝐄𝐃𝐇𝐄 𝐍𝐄 𝐏𝐋𝐀𝐍𝐈𝐍 𝐕𝐉𝐄𝐓𝐎𝐑𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐔𝐍𝐄𝐒𝐈𝐌𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐕𝐈𝐓𝐈𝐍 𝟐𝟎𝟐𝟓 𝐍𝐄 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐈𝐍 𝐄 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏𝐈𝐓 𝐍𝐔𝐊 𝐏𝐀𝐑𝐀𝐒𝐇𝐈𝐇𝐄𝐉 𝐀𝐒𝐍𝐉𝐄 𝐀𝐕𝐀𝐍𝐒𝐈𝐌 𝐈 𝐀𝐃𝐌𝐈𝐍𝐈𝐒𝐓𝐑𝐀𝐓𝐎𝐑𝐄𝐕𝐄 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑, 𝐏𝐎𝐑 𝐊𝐄𝐒𝐀𝐉 𝐑𝐑𝐀𝐃𝐇𝐄 𝐊𝐘 𝐏𝐋𝐀𝐍 𝐍𝐔𝐊 𝐔 𝐕𝐎𝐓𝐔𝐀 𝐍𝐆𝐀 𝐊𝐄𝐒𝐇𝐈𝐋𝐋𝐓𝐀𝐑𝐄𝐓 𝐄 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏𝐈𝐓
⛔️Në mbledhjen e 53 të Këshillit të Qytetit të mbajturë më 26.09.2024, Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk e votojë Propozim- Vendimin për dhënien e pëlqimit për miratimin e Planit vjetorë për punësim në Qytetin e Shkupit, për vitin 2025.
⛔️Edhe këtë vit, ky plan nuk parashikonte avansimin e shqiptarëve në pozita udhëheqëse në këtë institucionë, ndaj mirë është që nuk u votua❗️
✅Është momenti i fundit që këshilltarët shqiptarë unanimisht ta ngrisin zërin e tyre dhe të kërkojnë përfaqësim të drejtë të shqiptarëve, në pozita udhëheqëse në sektorët e Qytetit të Shkupit ‼️
✅Është më se i duhur një senzibilizimi i përgjithshëm dhe mbështetje edhe nga ana e portaleve edhe mediumeve elektronike shqiptare, për këshilltarët shqiptarë, me qëllim që tu dalin në ndihmë administratorëve shqiptarë që ta marin pozitat që u takojnë sipas përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në administratën e Qytetit të Shkupit.
📍 Për çdo ndihmë teknike që u nevojitet përfaqësuesve tanë në këshillin e Qytetit të Shkupit, pavarsisht cilit subjekt politik i takojnë, jemi të gatshëm të ndihmojmë ‼️
👉𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐄𝐑𝐈𝐒𝐇𝐓 𝐓𝐀 𝐍𝐆𝐑𝐈𝐒𝐈𝐌 𝐙𝐄𝐑𝐈𝐍 𝐊𝐔𝐍𝐃𝐄𝐑 𝐏𝐀𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐄𝐒𝐈𝐕𝐄 𝐐𝐄 𝐔 𝐁𝐄𝐇𝐄𝐍 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑𝐄𝐕𝐄 𝐍𝐄 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐈𝐍 𝐄 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏𝐈𝐓‼️
Në vazhdim ua paraqesim dokumentin nga Plani per punësim i Qytetit të Shkupit, për vitin 2025, ku nuk parashihet asnjë avansim (Dokumenti është në gjuhë maqedone):

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull