Faruk Nevzati: Nga rrugët te fusha sportive-projektet e reja për Gazi Babën

3 Min. Leximi

Sekretari i Komunës së Çairit, Faruk Nevzati, ka prezantuar një sërë projektesh që pritet të realizohen në lagjen Gazi Babë.

Mes tyre përfshihen:
• Zgjerimi i rrugës “Cvetan Dimov”, me vlerë 430 milionë denarë, projekt që kishte mbetur i bllokuar nga Qyteti i Shkupit që nga viti 2022;
• Rikonstruktimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën 210 dhe në rrugën “Avram Pisevski”;
• Rikonstruktimi i disa rrugëve kryesore, përfshirë “Ahmet Hajdari”, “Fan Noli”, “Petre Georgiev” dhe rrugën “157” bashkë me infrastrukturën përcjellëse;
• Riorientimi i kanalizimit fekal në rrugën “155”;
• Ndërtimi i një fushe sportive multifunksionale në oborrin e SH.F. “Tefejuz”.

- Advertisement -

Gjithashtu, Nevzati njoftoi se janë paraparë edhe projekte shtesë si ndërtimi i një qendre për persona me nevoja të veçanta (“Edhe ti je i rëndësishëm”), futja e trajnimeve falas në fushën e IT-së për nxënësit e shkollave fillore, mbështetje për nxënësit e talentuar dhe të klasës së parë, organizimi i ligave sportive në shkolla si dhe subvencionime për pensionistët.

- Advertisement -

Postimi i plotë:
𝐏𝐑𝐎𝐉𝐄𝐊𝐓𝐄𝐓 𝐐𝐄 𝐃𝐎 𝐓𝐄 𝐑𝐄𝐀𝐋𝐈𝐙𝐎𝐇𝐄𝐍 𝐍𝐄 𝐋𝐀𝐆𝐉𝐄𝐍 𝐆𝐀𝐙𝐈 𝐁𝐀𝐁𝐄
📌 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐬 “𝐂𝐯𝐞𝐭𝐚𝐧 𝐃𝐢𝐦𝐨𝐯”,
Ky projekt ishte planifikuar të realizohej gjatë vitit 2022 nga Qyteti i Shkupit, pasi kjo rrugë është në kompetencë të Qytetit të Shkupit, megjithëse ishin ndarë mjete për realizimin e këtij projekti, për arsye të panjohura u bllokua nga Qyteti i Shkupit dhe nuk u realizua.
(Vlera e projektit: 430.000.000 denarë)
📌 𝐑𝐢𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐮𝐣ë𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥ë𝐬𝐢𝐭 𝐧ë 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐧 𝟐𝟏𝟎,
(Vlera e projektit: 2.376.406 denarë)
📌 𝐑𝐢𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐬 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢,
(Vlera e projektit: 2.698.979 denarë)
📌 𝐑𝐢𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐬 𝐅𝐚𝐧 𝐍𝐨𝐥𝐢,
(Vlera e projektit: 1.004.829 denarë)
📌 𝐑𝐢𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐮𝐣ë𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥ë𝐬𝐢𝐭 𝐧ë 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐧 𝐀𝐯𝐫𝐚𝐦 𝐏𝐢𝐬𝐞𝐯𝐬𝐤𝐢,
(Vlera e projektit: 4.208.474 denarë)
📌 𝐑𝐢𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐬 𝐞𝐤𝐳𝐢𝐬𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 “𝐏𝐞𝐭𝐫𝐞 𝐆𝐞𝐨𝐫𝐠𝐢𝐞𝐯”,
(Vlera e projektit: 5.476.415 denarë)
📌 𝐑𝐢𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐬 “𝟏𝟓𝟕” 𝐬ë 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐮 𝐦𝐞 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐮𝐣ë𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥ë𝐬𝐢𝐭, 𝐤𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐟𝐞𝐤𝐚𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐭𝐦𝐨𝐬𝐟𝐞𝐫𝐢𝐤 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝𝐫𝐢ç𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤, (Vlera e projektit: 6.662.737 denarë)
📌 𝐑𝐢𝐨𝐫𝐢𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐟𝐞𝐤𝐚𝐥 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐨𝐥𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐞𝐤𝐳𝐢𝐬𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐚𝐭𝐦𝐨𝐬𝐟𝐞𝐫𝐢𝐤 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐬 “𝟏𝟓𝟓”, (Vlera e projektit: 5.888.052 denarë)
📌 𝐍𝐝ë𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐧𝐣ë 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐞 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐦𝐮𝐥𝐭𝐢𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐧ë 𝐨𝐛𝐨𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐒𝐇.𝐅. ‘𝐓𝐞𝐟𝐞𝐣𝐮𝐬’ 𝐧ë 𝐥𝐚𝐠𝐣𝐞𝐧 𝐆𝐚𝐳𝐢 𝐁𝐚𝐛ë.
(Vlera e projektit: 3.000.000 denarë)
𝐄𝐒𝐇𝐓𝐄 𝐏𝐀𝐑𝐀𝐏𝐀𝐑𝐄 𝐑𝐄𝐀𝐋𝐈𝐙𝐈𝐌𝐈 𝐄𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐇𝐔𝐌𝐄 𝐏𝐑𝐎𝐉𝐄𝐊𝐓𝐄𝐕𝐄 𝐑𝐑𝐉𝐄𝐃𝐇𝐄𝐒𝐄 𝐒𝐈𝐐 𝐉𝐀𝐍𝐄:
📌 “EDHE TI JE I RËNDËSISHËM” – NDËRTIMI I QENDRËS PËR PERSONAT ME NEVOJA TË VEÇANTA
📌 FUTJA E TRAJNIMEVE SHTESË FALAS NË FUSHËN E IT-së PËR NXËNËSIT E INTERESUAR NË SHKOLLAT FILLORË,
📌 MBËSHTETJE DHE ZHVILLIM I NXËNËSVE TË TALENTUAR,
📌 MBËSHTETJE PËR NXËNËSIT E KLASËS SË PARË,
📌 ORGANIZIMI I LIGAVE SPORTIVE NË SHKOLLA,
📌 SUBVENCIONIM I PENSIONISTËVE,

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull