Faruk Nevzati i drejtohet Danella Arsovskës: Zgjidhni diskriminimin ndaj shqiptarëve, mos politizoni problemet!

9 Min. Leximi

Sekretari i Komunës së Çairit, Faruk Nevzati, ka publikuar një listë me 25 pyetje drejtuar Qytetit të Shkupit, duke denoncuar padrejtësitë dhe diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve dhe banorëve të Çairit. Ai kërkon që problemet të zgjidhen në institucione dhe jo të politizohen në rrugë.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

𝐏𝐄𝐑𝐒𝐄𝐑𝐈 𝐏𝐎 𝐓𝐇𝐄𝐌, 𝐍𝐔𝐊 𝐃𝐔𝐇𝐄𝐓 𝐏𝐎𝐋𝐈𝐓𝐈𝐙𝐔𝐀𝐑 𝐆𝐉𝐄𝐑𝐀𝐓!
𝐋𝐄𝐑𝐄𝐍𝐈 𝐑𝐑𝐔𝐆𝐄𝐓, 𝐅𝐔𝐓𝐔𝐍𝐈 𝐍𝐄 𝐈𝐍𝐒𝐓𝐈𝐓𝐔𝐂𝐈𝐎𝐍𝐄 𝐃𝐇𝐄 𝐙𝐆𝐉𝐈𝐃𝐇𝐍𝐈 𝐏𝐑𝐎𝐁𝐋𝐄𝐌𝐄𝐓!
𝐃𝐔𝐇𝐄𝐓 𝐓𝐄 𝐕𝐄𝐏𝐑𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐍𝐄 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐑𝐄𝐒 𝐓𝐄 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄𝐕𝐄!
𝐏𝐎 𝐈 𝐏𝐀𝐑𝐀𝐒𝐇𝐓𝐑𝐎𝐉 𝟐𝟓 𝐏𝐘𝐄𝐓𝐉𝐄 (Ç𝐄𝐒𝐇𝐓𝐉𝐄) 𝐓𝐄 𝐂𝐈𝐋𝐀𝐓 𝐅𝐀𝐊𝐓𝐎𝐉𝐍𝐄 𝐃𝐈𝐒𝐊𝐑𝐈𝐌𝐈𝐍𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐒𝐈𝐒𝐓𝐄𝐌𝐀𝐓𝐈𝐊 𝐈𝐍𝐒𝐓𝐈𝐓𝐔𝐂𝐈𝐎𝐍𝐀𝐋 𝐐𝐄 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐈 𝐈 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏𝐈𝐓 𝐏𝐎 𝐈 𝐁𝐄𝐍 𝐁𝐀𝐍𝐎𝐑𝐄𝐕𝐄 𝐓𝐄 Ç𝐀𝐈𝐑𝐈𝐓 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑𝐄𝐕𝐄 𝐓𝐄 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐂𝐈𝐋𝐄𝐓 𝐏𝐄𝐑𝐁𝐄𝐉𝐍𝐄 𝐆𝐀𝐓𝐈 𝟐𝟓% 𝐓𝐄 𝐏𝐎𝐏𝐔𝐋𝐋𝐀𝐓𝐄𝐒 𝐓𝐄 𝐐𝐘𝐄𝐓𝐈𝐓 𝐓𝐄 𝐒𝐇𝐊𝐔𝐏𝐈𝐓!
𝐉𝐀 𝐏𝐘𝐄𝐓𝐉𝐄𝐓:
❌ 𝟏. Pse nga 𝟑𝟗 të punësuar në “Muzeun e Qytetit të Shkupit” asnjëri prej tyre nuk është shqiptarë?
❌ 𝟐. Pse nga 𝟒𝟐 të punësuar në IP “Kopshti Zoologjik” – Shkup vetëm 𝟏 prej tyre është shqiptarë?
❌ 𝟑. Pse nga 𝟑𝟕 të punësuar në IP “Qendra kulturore e Rinisë” – Shkup vetëm 𝟑 prej tyre janë shqiptarë?
❌ 𝟒. Pse nga 𝟏𝟑 të punësuar në IP “Qendra kulturore për fëmijë Karposh” – Shkup vetëm 𝟏 prej tyre është shqiptarë?
❌ 𝟓. Pse nga 𝟐𝟐 të punësuar në IP “Salla Universale” – Shkup vetëm 𝟐 prej tyre janë shqiptarë?
❌ 𝟔. Pse nga 𝟒𝟑 pozita udhëheqëse të punës në NP “Parqe dhe Gjelbërim” – Shkup vetëm 𝟐 prej tyre mbajnë shqiptarët?
❌ 𝟕. Pse nga 𝟒𝟔 pozita udhëheqëse të punës në NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup vetëm 𝟐 prej tyre mbajnë shqiptarët?
❌ 𝟖. Pse nga 𝟑𝟏 pozita udhëheqëse të punës në NP “Ndërmarja për Qakullim Publik” – Shkup vetëm 𝟐 prej tyre mbajnë shqiptarët?
❌ 𝟗. Pse nga 𝟏𝟔 pozita udhëheqëse të punës në NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup vetëm 𝟏 prej tyre mbajnë shqiptarët?
❌ 𝟏𝟎. Pse nga 𝟏𝟏 pozita udhëheqëse të punës në NP “Rrugët dhe rrugicat” – Shkup asnjëri prej tyre nuk është shqiptarë?
❌ 𝟏𝟏. Pse nga 𝟏𝟖 pozita udhëheqëse të punës në NP “Drislla” – Shkup, vetëm 𝟐 prej tyre mbajnë shqiptarët?
❌ 𝟏𝟐. Pse në Propozim – Planin gjeneral urbanistik të Qytetit të Shkupit të cilin po e harton Qyteti i Shkupit mbi 𝟐𝟎.𝟎𝟎𝟎 banorë të Çairit gjegjësisht 1/3 e popullatës nuk janë futur në planifikimin urban dhe fare nuk ka strategji se si dhe ku do të sistemohen këta 20.000 banorë?
❌ 𝟏𝟑. Pse Komisioni për urbanizëm pranë Qytetit të Shkupit bllokon Planete Detale Urbanistike të propozuara nga Komuna e Çairit duke lëshuar mendime deri me 𝟔𝟗 vërejtje për një propozim – plan që është paradoks i llojit të vet?
❌ 𝟏𝟒. Pse në 𝟒 vitet e fundit Qyteti i Shkupit nuk ka kaluar asnjë Plan Detal Urbanistik që është propozuar nga komuna e Çairit?
❌ 𝟏𝟓. Pse Qyteti i Shkupit nuk e përfshinë lagjen e Vizbegut në Planin Gjeneral Urbanistik e cila lagje është drejtpërsëdrejti e lidhur me pjesën e urbanizuar të qytetit të Shkupit derisa lagjja Radishanit edhe pse fizikisht është shumë larg nga qyteti, është e përfshirë në PGJU?
❌ 𝟏𝟔. Pse Qyteti i Shkupi nga 𝟏𝟖 𝐌𝐈𝐋𝐈𝐎𝐍 euro të inkasuara nga banorët e Çairit, për 6 vitet e fundit ,në investime kapitale ka kthyer vetëm 𝟏.𝟓 milion euro për Çairin (ose më pak se 10%)?
❌ 𝟏𝟕. Pse nuk u realizua zgjërimi i rrugës “Cvetan Dimov” dhe mjetet e dedikuara për këto projekt të miratuara nga Këshilli i Qytetit të Shkupit u rialokuan për tjetër dedikim edhe pse Komuna e Çairit me mjete nga buxheti vetanak përpiloj Projektin infrastrukturorë.
❌ 𝟏𝟖. Pse nuk po realizohet zgjërimi i bulevardit “Mithat Frashëti” (ish Brigada Maqedono – Kosovare) edhe pse ka mbi një vit që Qyteti i Shkupit ka lëshuar lejen për ndërtim?
❌ 𝟏𝟗. Pse Ndërmarja Publike ”Ujësjellës dhe kanalizim” e cila ndërmarje veprimtari kryesore ka mbledhjen, përpunimin dhe furnizimin me ujë si dhe vendosjen e instalimeve për ujësjellës dhe kanalizim në gjith teritorin e Qytetit të Shkupit, në 𝟒 vitet e fundit (gjatë mandatit tuaj), nuk ka bërë asnjë rikonstruim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në teritorin e Çairit edhe pse nga banorët e Çairit inkason mjete në vlerë prej 𝟏 𝐌𝐈𝐋𝐈𝐎𝐍 euro në bazë vjetore?
❌ 𝟐𝟎. Pse Ndërmarja Publike ”Higjiena Komunale” e cila ndërmarje është nën kompetenca të Qytetit të Shkupit po e ngulfatë Çairin ngë mbeturinat dhe po e vë në rrezik shëndetin e banorëve duke e reduktuar numrin e kontenjerëve të kapacitetit prej 1.100 litra nga 𝟓𝟖𝟓 siq figuron në Programin operativ për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave komunale në teritorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2025, të miratuar nga Këshilli drejtues i NP “Higjienës Komunale” në 𝟑𝟐𝟎, sa ka aktualisht në teritorin e Çairit?
❌ 𝟐𝟏. Pse Ndërmarja Publike ”NQP” (JSP) e cila ndërmarje është nën kompetenca të Qytetit të Shkupit dhe së cilës në 5 vitet e fundit Këshilli i Qytetit të Shkupit i ka miratuar mjete në vlerë prej mbi 𝟓𝟐 𝐌𝐈𝐋𝐈𝐎𝐍 euro e nga ana tjetër kemi qytetarë të pakënaqur nga shërbimet që ofron kjo ndërmarje, autobusë të pasigurtë në komunikacion dhe kemi qytetarë që ma pak shfrytëzojnë transportin publik?
❌ 𝟐𝟐. Pse Ndërmarja Publike ”LAJKA” si ndërmarje e vetme në Qytetin e Shkupit që meret me trajtimin e qenëve endacak e cila ndërmarje është nën kompetenca të Qytetit të Shkupit, në bazë të Kontratës të lidhur me Komunën e Çairit për trajtimin e qenëve endacak merr 𝟐.𝟎𝟎𝟎.𝟎𝟎𝟎 𝐝𝐞𝐧𝐚𝐫 (𝟑𝟐.𝟓𝟎𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨) në vit nga Komuna e Çairit e nga ana tjetër nuk e kryn shërbimin e duhur dhe për çdo ditë ka ankesa nga banorët e Çairit në lidhje me qenët endacak?
❌ 𝟐𝟑. Pse Qyteti i Shkupit nga muaji shkurt i vitit të kaluar ne UEB faqen zyrtare ka publikuar vetëm një njoftim në gjuhën shqipe? Nga ana tjetër kemi mbi 𝟐𝟓𝟎 njoftime që janë publikuar në gjuhën maqedone. Pse nuk rrespektohet gjuha shqipe?
❌ 𝟐𝟒. Pse në Qytetin e Shkupit nga 𝟐𝟎 sektorë që ka, asnjëri nga këta Sektorë nuk udhëhiqet nga kuadro shqiptarë? Deri kur të presin shqiptarët të marin pozita udhëheqëse?
❌ 𝟐𝟓. Pse Kryetarja e Qytetit të Shkupit nuk ka mbajtur asnjë mbledhje, asnjë koordinim në tre vitet e fundit me kryetarët e 10 komunave të Qytetit të Shkupit në kuadër të Trupit koordinues të Qytetit të Shkupit të cilin sipas nenit 53 të Ligjit për Qytetin e Shkupit ajo duhet ta udhëheqë?
KA EDHE SHUMË PYETJE TË SË CILAVE DUHET TU PERGJIGJEN.
PADREJTËSITË NDAJ BANORËVE E ÇAIRIT JANË TË SHUMTA!
(𝐈𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐢𝐤𝐚 𝟏 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧ë 𝐩𝐢𝐤ë 𝟓 𝐣𝐚𝐧ë 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐪ë 𝐣𝐚𝐧ë 𝐧ë𝐧 𝐢𝐧𝐠𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐭ë 𝐐𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐬𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟐𝟓% 𝐭ë 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐐𝐲𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩𝐢𝐭.
𝐓ë 𝐝𝐡ë𝐧𝐚𝐭 𝐧ë 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐮𝐧ë𝐬𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐣𝐚𝐧 𝐦𝐚𝐫𝐫ë 𝐧𝐠𝐚 𝐔𝐄𝐁 𝐟𝐚𝐪𝐣𝐚 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐞 𝐀𝐯𝐨𝐤𝐚𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢𝐭)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull