Faruk Nevzati akuzon Arsovskën për bllokim të koordinimit me komunat e Shkupit

1 Min. Leximi

Sekretari i Komunës së Çairit, Faruk Nevzati, ka reaguar ashpër ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, duke e akuzuar se për tre vite me radhë nuk ka mbajtur asnjë mbledhje dhe asnjë koordinim me kryetarët e 10 komunave të qytetit, ndonëse kjo është obligim ligjor.

Nevzati thekson se Ligji për Qytetin e Shkupit, në nenet 53, 54 dhe 55, e detyron kryetaren të thërrasë së paku njëherë në muaj seancën e Trupit Koordinues me kryetarët e komunave, për të diskutuar çështje të përbashkëta që lidhen me funksionimin, zhvillimin dhe planet urbanistike të qytetit.

- Advertisement -

Sipas Nevzatit, qëllimi i mosmbajtjes së këtyre mbledhjeve është tashmë i qartë dhe lidhet me motive politike, duke krijuar përçarje dhe mungesë bashkëpunimi mes Qytetit të Shkupit dhe komunave. Ai rikujtoi se mbi 60% e taksave të mbledhura nga komunat i menaxhon vetë Qyteti i Shkupit, ndaj koordinimi është thelbësor për një zhvillim të barabartë dhe të harmonizuar.

“Mos të harrojmë,” shkruan Nevzati, “kryetarja e Shkupit ka obligim institucional që të bashkëpunojë me kryetarët e komunave dhe të mos krijojë barriera politike në dëm të qytetarëve.”

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull