Është shpallur thirrja e dytë e Qeverisë për projekte infrastrukturore, Komunat mund të aplikojnë deri më 30 prill

4 Min. Leximi

Deri më 30 prill, Komunat mund të aplikojnë për mjete financiare për realizimin e projekteve të infrastrukturës. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale sot shpalli thirrjen e dytë publike për financim deri në 15 miliardë denarë për projekte nga sfera e kulturës, sportit, mjedisit jetësor, infrastrukturës rrugore, politikës sociale dhe arsimit, transmeton Portalb.mk.

Komunat duhet të dorëzojnë formularët e aplikimit në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe dokumentacionin e projektit në ministritë përkatëse.

- Advertisement -

Sipas ministrit të vetëqeverisjes lokale, Zllatko Perinski, kjo thirrje është krijuar në përputhje me kërkesat e kryetarëve të komunave dhe ka për qëllim që t’i ndihmojë komunat.

- Advertisement -

Ai thotë se në këtë thirrje është shtyrë afati për aplikim dhe komunat kanë kohë të mjaftueshme nëse nuk kanë përfunduar projektet e tyre që ta bëjnë këtë dhe të aplikojnë me to.

“Rrethanë lehtësuese është se është shtuar një nen që thotë se dokumentacioni i nevojshëm që duhet të sigurohet, i nevojshëm për inicimin e prokurimit publik, nëse një komune i mungon ndonjë miratim, do të mund të inicojë prokurimin publik dhe të sigurojë atë dokument gjatë procedurës. Pra, kjo thirrje publike u është përshtatur nevojave të tyre” tha Perinski në konferencën e sotme për media.

Perinski tha se shpërndarja e mjeteve do të bazohet në dy kritere: popullsia rezidente në komunë sipas regjistrimit të fundit dhe dokumentacioni i plotë i projektit që kërkohet për inicimin e prokurimit publik.

Kjo thirrje e dytë publike, sipas Perinskit, është vazhdimësi e së parës, e cila, siç tha ai, tashmë po jep rezultate në terren. “Interesimi më i madh në thirrjen e parë ishte për realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore“, veçoi ministri.

“Gjatë thirrjes së parë publike, pushtetet vendore ishin të kufizuara në sigurimin e lejeve të ndërtimit. Ne e qetësuam këtë për thirrjen e dytë sepse ndryshuam Ligjin për Zhvillimin e Tokës Ndërtimore, ku objektet me interes publik si kopshtet dhe shkollat ​​nuk kërkojnë më miratim nga vetë pushtetet vendore. Ne e kemi tejkaluar këtë tani dhe pres që në këtë thirrje të kemi më shumë projekte në fushën e politikave sociale”, tha Perinski.

Ai beson se të gjitha mjetet do të shfrytëzohen sepse, sepse, sipas tij, mundësia që u jep Qeveria komunave nuk i kufizon të aplikojnë me projekte që duhet t’i përfundojnë deri në fund të vitit, mund të aplikojnë edhe me projekte shumë më të mëdha që do të realizohen në vitet e ardhshme.

Perinski nuk i sheh këto projekte publike si ryshfet zgjedhore sepse, thotë ai, të gjithë kryetarët e komunave mund të aplikojnë dhe të marrin fonde në thirrjet publike, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike.

Ndryshe, në thirrjen e parë janë marrë 288 projekte nga 78 komuna në vlerë prej 4.5 miliard denarë, ndërsa përmes Ministrisë për transport janë miratuar 800 milionë denarë.

Më 27 tetor të vitit 2024 u nënshkruan marrëveshjet mes resorëve ministrore dhe komunave. Bëhet fjalë për marrëveshjet që dalin nga plani për financim i Qeverisë ndaj komunave, në formë të donacioneve, të cilat kohë më parë aplikuan me projekte në Qeveri.

Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë, që më vonë u zbulua se është Hungaria. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull