CEO i “Tesla”, Elon Musk, zuri vendin e parë në listën e 100 njerëzve më të fuqishëm në botën e biznesit, sipas revistës “Fortune”.
“Fortune” publikoi listën e 100 njerëzve më të fuqishëm në botën e biznesit. Lista përfshin liderë nga 40 industri nga mosha 30 deri në 90 vjeç.
Musk ishte në krye të listës dhe u vunë në pah sukseset e kompanive të tij “SpaceX” dhe “Neurolink”, si dhe u vu re se Musk i kushton kohë politikës, duke u bërë një nga mbështetësit më të famshëm të Trump.
Themeluesi dhe CEO i Nvidia, Jensen Huang u rendit i dyti. Kompania e tij është një nga lojtarët më të rëndësishëm në bumin e inteligjencës artificiale. Dominimi i tregut të Nvidia ka çuar aksionet e saj në nivele rekord, duke e bërë kompaninë një nga më të vlefshmet në botë.
Shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella u rendit në vendin e tretë. Gjatë një dekade, Nadella udhëhoqi me sukses Microsoft-in përmes dy transformimeve të mëdha: cloud dhe inteligjencës artificiale.
Warren Buffett, CEO i “Berkshire Hathaway”, u rendit në vendin e 4-të dhe Jamie Dimon, CEO i “GP Morgan Chase”, një nga bankat më të mëdha në SHBA, në vendin e pestë.
Drejtori i Përgjithshëm i Apple, Tim Cook është i gjashti dhe shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg është i shtati.
CEO i Open AI, Sam Altman u rendit në vendin e 8-të, CEO i General Motors, Mary Barra, në vendin e 9-të dhe CEO i Alphabet, Sundar Pichai, në vendin e 10-të.