Është propozuar paraburgim dhe masa të kujdesit për të akuzuarit në rastin “Onkologjia”

2 Min. Leximi

Nga Prokuroria Publike bëjnë të ditur se për rastin “Onkologjia”, bëjnë të ditur se dje është dorëzuar propozimi për caktimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit, gjegjësisht drejtorin mjekësor dhe drejtorin organizativ të Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur nga Prokuroria, të akuzuarit u ngarkohen disa vepra penale për të cilat parashihen dënime me burg. Tutje nga Prokuroria theksojnë se pasojat e veprave penale të kryera përfshijnë edhe shkaktimin e dëmit të konsiderueshëm financiar ndaj Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që mund të ndikojë në motivimin e të akuzuarve për t’u arratisur.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup, bashkë me aktakuzat e paraqitura në rastin “Onkologjia”, dje dorëzoi edhe propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuar – drejtorin mjekësor dhe atë organizativ të Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup.
Të akuzuarve u ngarkohen disa vepra penale për të cilat parashikohen dënime të rënda me burg, dhe pasojat e veprave penale të kryera përfshijnë edhe shkaktimin e dëmit të konsiderueshëm financiar ndaj Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që mund të ndikojë në motivimin e të akuzuarve për t’u arratisur.

- Advertisement -

Në fazën e hetimit ndaj këtyre personave ishin në fuqi masa të kujdesit, por me paraqitjen e aktakuzës është rritur niveli i dyshimit ndaj të akuzuarve, si dhe siguria për përgjegjësinë e tyre penale dhe për sanksionimin e veprimeve të tyre të paligjshme.
Për shkak të rrezikut të arratisjes si rezultat i natyrës dhe rëndësisë së veprave penale për të cilat janë ngritur aktakuzat, për tre mjekë të akuzuar – onkologë, janë propozuar masa të kujdesit – marrje e përkohshme e pasaportës ose e ndonjë dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, përkatësisht ndalim i lëshimit të tij.

Sipas prokurorisë, masa të tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e papenguar të procedurës penale”, thonë nga Prokuroria Publike.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull