Eroll Rexhepi do t’i prijë sërish nëndegës “Adem Jashari”: Nuk ka gjum deri në fitoren e madhe të Izet Mexhitit!

1 Min. Leximi

Shefi i sapozgjedhur i shtabit të nëndegës më të madhe të Çairit, “Adem Jashari”, Eroll Rexhepi, ka shprehur mirënjohje dhe vendosmëri për sfidën e re në kuadër të zgjedhjeve lokale.

“Ndjehem i nderuar dhe shumë i privilegjuar që mora bekimin që t’i prijë edhe në këtë cikël zgjedhor si shef shtabi nëndegës më të madhe ‘Adem Jashari’ në kuadër të degës së Çairit! Me këso shokë, kojshi, miq e dashamirë, fitorja është e padiskutueshme”, ka shkruar Rexhepi.

- Advertisement -

Ai shtoi se Çairi “ka zot shtëpie dhe e ka Izetin”, duke theksuar se ekipi i tij nuk ka ndërmend të flejë deri në realizimin e fitores.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull