I frymëzuar nga një vajzë e vogël nga Gaza dhe nga një ninullë për të bijën, Ermal Meta ngjiti mbrëmë skenën e Festivalit të Sanremos 2026 me këngën “Stella Stellina”.
“Stella Stellina” është një këngë dedikuar të gjithë fëmijëve që vuajnë pasojat e luftës.
Melodia e saj e ëmbël krijon një kontrast të fortë me ashpërsinë e temës që trajton.

Një detaj që ra në sy gjatë performancës ishte emri ‘Amal’ i qënndisur në jakën e këmishës së artistit.
Ky emër nuk i referohet vetëm një vajze të veçantë, por simbolizon të gjitha viktimat e pafajshme të Gazës.
Në rrjetet sociale, Meta shpjegon se protagonistja e këngës është një vajzë e vogël pa emër të caktuar.
“Protagonistja e ‘Stella Stellina’ është një vajzë e vogël pa emër, por ndoshta i ka të gjithë emrat.

Aysha, Amal, Layla, Nour, Hind, kujt i intereson, ndoshta asgjë, ndoshta gjithçka. Bija të askujt, bija të të gjithëve”.
Ky nuk është rasti i parë që Meta trajton çështje të ndjeshme përmes muzikës së tij.

