Erkan Arifi nuk i beson Qendrës për Shëndet Publik për rezultatet e helmit në ujin e pijshëm

2 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi pranon se uji i Llojanit dhe Vaksincës është i kontaminuar me arsen, një substancë helmuse, ndërsa nuk i pranon rezultatet e Qendrës për Shëndet Publik të cilat tretojnë vlerat tre herë më të larta.

Në një prononcim për VOXAL, Arifi tha se ka kërkuar nga pushteti qëndror që të gjendet zgjidhja për këtë problem se edhe po të duan të lëshojnë ujë të pijshëm në komunë, përsëri toka e kontaminuar do të helmojë ujin.

- Advertisement -

“Sa i përket disa analizave të cilat janë bërë, ne nuk i besojmë, pasi edhe në Institutin e Shëndetit Publik e dimë se kuadri i cilës pari e menaxhon atë institucion. Sidoqoftë ne kemi obligim që të ju sigurojmë qytetarëve një ditë e më parë ujë për pije”, deklaroi Arifi.

- Advertisement -

“Sa i përket arsenit dhe antimonit në minierën e fshatit Llojan, ne kemi kërkuar edhe vitet e kaluara edhe para gjashtë muajve nga ministria kompetente që të bëhet pastrimi i arsenit dhe antimonit, e cila është helmuese, kancerogjene. Ky është problem më kryesor se sa uji. Se ujin do e lëshojmë por do vazhdojë të na helmojëedhe më tutje. Prandaj mendoj se duhet të drejtohemi edhe në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe atë tëEkonomisë që janë kompetentë. Ne zyrtarisht kemi kërkuar të bëhet thirrja publike”, shtoi Erkan Arifi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull