Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, i uroi nxënësit dhe mësuesit një vit të mbarë dhe me plotë suksese, raporton Open-TV.
Postimi:
Mirmëngjesi,
Të nderuar mësues, prindër, nxënës,ju uroj fillimin e vitit shkollor 2025/2026
Të dashur nxënës, sot filloni një rrugëtim të ri. Mundohuni të jeni kureshtarë, të guximshëm dhe të mos dorëzoheni përpara vështirësive. Ju jeni e ardhmja e komunës sonë dhe arsyeja pse ne punojmë çdo ditë për kushte më të mira në shkollat tona.
Mësues të nderuar, ju falënderoj për përkushtimin dhe sakrificën tuaj. Roli juaj është i pazëvendësueshëm në formimin e brezave të rinj dhe në zhvillimin e shoqërisë sonë.
Si komunë, ne mbetemi të angazhuar për të investuar në infrastrukturë më të mirë, në kushte më të sigurta dhe në mbështetje të çdo nxënësi, në mënyrë që askush të mos mbetet prapa.
Le ta fillojmë këtë vit me besim, me bashkëpunim dhe me bindjen se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për nxënësit tanë.
Ju uroj një vit të mbarë, plot suksese dhe gëzim!
Faleminderit!