Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka ndarë një njoftim mbi një takim miqësor të zhvilluar sot në fshatin Hotël, ku mori pjesë deputeti i zonës Rijad Shaqiri, përfaqësues të bashkësisë lokale dhe drejtuesit e Klubit Futbollistik “Hotla”.
“Një takim miqësor në fshatin Hotël.
Sot në fshatin Hotël u organizua një takim miqësor, ku mori pjesë deputeti i zonës, që vjen po nga ky fshat, z. Rijad Shaqiri, përfaqësues të bashkësisë lokale, si dhe drejtuesit e Klubit Futbollistik “Hotla”.
Takimi u mbajt në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, duke synuar forcimin e bashkëpunimit dhe afrimin e mëtejshëm mes përfaqësuesve institucionalë dhe sportit vendor”, shkruan Arifi.