Erdogan: Nga Siria deri te Palestina, po shkruhet historia

1 Min. Leximi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan tha se qëllimet strategjike të vendit të tij janë formësuar nga politikat që kanë në qendër njeriun, raporton Anadolu.

“Si një yll në rritje i Afro-Eurazisë, qëllimet strategjike të Turqisë lënë gjurmë në histori duke pasur në qendër njeriun”, tha presidenti Erdogan në një takim të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin Ankara.

- Advertisement -

Duke komentuar zhvillimet kritike që ndodhin në rajon, ai tha: “Nga Siria deri te Palestina, po shkruhet historia dhe fati ynë po shpaloset me vëllezërit tanë në rajon”.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull