TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan. Sheikh Al Nahyan i shprehu ngushëllimet e tij presidentit turk për vdekjen e nëntë ushtarëve turq në përleshjet në Irakun verior, sipas një deklarate nga Drejtoria e Informacionit e Presidencës turke.
Të dy krerët shprehën gjithashtu “mesazhe të ndërsjella të unitetit të Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kundër terrorizmit”.