Ramiz Merko sot u dënua me një vit burgim me kusht për emërimin e paligjshëm të drejtorit të një shkolle në Veleshtë, në rast se në afat prej një dy viteve nuk e përsërit të njëjtën vepër penale. I njëjti vendim iu shqiptua edhe dy të akuzuarve të tjerë mes të cilëve edhe ish drejtoresha e shkollës së Veleshtës, Egzona Sheji. Ndërkohë për shkollën Vëllezërit Milladinovci, i shqiptua dënim në të holla (2500 euro).

Prokurori Publik, Xhemal Lloga nuk është i kënaqur me vendimin dhe paralajmëroi se do ta ankimoj vendimin, për të cilin vlerëson se së paku për njërin rast vendimi duhej të ishte me burg efektiv.
“Dënim në të holla nuk prisja, duke pasur parasysh që ai u dënua me kusht për çështjen e parë, duhet të kishte qenë një dënim efektiv për çështjen e dytë, sepse është e pamundur të dënohesh me gjobë për të njëjtin krim një herë, dhe të dënohesh me kusht për çështjen e dytë. A do të thotë kjo që prisje dënim me burg? Po. Lidhur me çështjet e tjera, ato janë apeluar, janë në Gjykatën e Apelit dhe ende nuk janë kthyer dhe nuk e di rezultatin për çështjet e tjera”, deklaroi Xhemal Loga, prokuror.
