Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, ka theksuar se furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë prioriteti i tij kryesor. Ai ka publikuar një grafikë me mbishkrimin “Premtimi im kryesor: Uji i Pijshëm”, duke theksuar se mbi 90 për qind e banorëve të Sarajit kërkojnë zgjidhje për mungesën e ujit.
“Nuk guxon që bashkëvendasit e mi të qëndrojnë pa ujë në shekullin XXI!”, ka shkruar Elmazi, duke e cilësuar këtë problem si shqetësimin më të madh të qytetarëve të komunës.