Elmazi nga Shishova: Kur flasim me një zë, fuqia e bashkimit bëhet e pathyeshme!

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, sonte ka qëndruar në Shishovë, ku para banorëve ka shpalosur vizioni e tij për katër vitet e ardhshme.
Elmazi, ka deklaruar se Shishova është e njohur për qëndresën e saj të fortë dhe mikpritëse.
“Në Shishovë u ndje një ngrohtësi e veçantë, ajo që vetëm një vendbanim i bashkuar mund ta transmetojë.
Në takimin me banorët e këtij vendi të dashur u mirëprita me zemra të hapura dhe besim të palëkundur në ndryshim.
Shishova, e njohur për qëndresën e saj të fortë dhe mikpritëse, edhe një herë tregoi se kur njerëzit flasin me NJË ZË, fuqia e bashkimit bëhet e pathyeshme.
Kjo mbështetje e qartë e banorëve është një sinjal i fuqishëm se fitorja e madhe më 19 tetor po afrohet me hapa të sigurt.
Shishova është gati, në NJË ZË drejt fitores!”, ka shkruar Elmazi.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull