Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmaziti, ka deklaruar se me ardhjen e tij në krye të komunës do të shfuqizojë menjëherë taksën e dyfishtë për pronësi, që sipas tij u ngarkohet qytetarëve të Sarajit.
“Komuna e Sarajit është e vetmja ku qytetari paguan taksë të dyfishtë për pronësi. Me marrjen time të mandatit, kjo taksë do të shfuqizohet që në seancën e parë dhe qytetarët e Sarajit do të jenë të barabartë me çdo qytetar të Shkupit,” u shpreh Elmaziti para komunës së Sarajit.