Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Bojanë. Tubimi u karakterizua me pjesëmarrje masovike dhe atmosferë entuziaste, duke reflektuar gatishmërinë e qytetarëve për ndryshim.
“Bojan foli me zërin e saj të fuqishëm. Pjesëmarrja e sotme është dëshmi e qartë se ndryshimi në Saraj është i pashmangshëm”, u theksua gjatë takimit.
Banorët i shprehën Elmazit mbështetje për vizionin e tij, duke theksuar nevojën për qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillim të qëndrueshëm në komunë.