Elezi njofton se ka mjaftueshëm gjak nga të gjitha grupet e gjakut në spitale dhe klinika

1 Min. Leximi

Kemi mjaftë gjak për të gjitha grupet e gjakut, për nevojat e të gjitha spitaleve dhe klinikave në vend, thotë në deklaratë për MIA-n drejtori i Qendrës për mjekësi transfuziologjike, Amir Elezi.

I pyetur se në rrjetet sociale po shpërndahet nevoja për dhurimin e gjakur për pacientë, të cilët janë vendosur në klinikat e Shkupit, Elezi decid në përgjigen se gjak ka nga të gjitha grupet e gjakut.

- Advertisement -

“Gjithçka që shpëndahet është vetëm propagandë, nuk e dimë se çfarë prapavije ka dhe nuk e di pse po përhapet një panik i tillë, pasi kemi sasi të mjaftueshme dhe plus ata që janë të sëmurë rëndë po trajtohen jashtë vendit”, thotë Elezi.

- Advertisement -

Ai potencoi se për momentin nuk ka nevojë të dalin në grup për të dhuruar gjak, sepse ai po vjetërohet dhe duhet të hidhet.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull