Elezi: AKI nuk po kërkon më zgjedhje të parakohshme parlamentare, ju ka shterr zëri

1 Min. Leximi

Njëri prej figurave të larta të VLEN, Amir Elezi ka marr pjesë në emisionin “Dialog te Lajmi” në Lajm TV.

Elezi ka folur për rezultatin zgjedhor si dhe aktualitetin politik shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Duke pasur parasysh këtë rezultat që të ndërlidhem me pyetjen tuaj e keni vërejtur se janë shuar zërat për zgjedhje të parakohshme parlamentare apo për referendumin e famshëm të AKI-së. Ku ato thanë se nga rezultati i zgjedhjeve lokale do të provokohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe të krijohet një shpresë për ata që të futen në pushtet. Sepse qëllimi i tyre është vetëm pushteti. Për atë e kanë huqur edhe fushatën e zgjedhjeve lokale. Duke e nxjerr në horizont dhe duke shpresuar se do të provokojnë zgjehdje të parakohshme parlamentare, nuk kanë pasur qasje dhe nuk kanë pasur fushatë të drejtuar elektoratit për zgjedhjet lokale”, deklaroi Elezi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull