Mbrëmë edhe zyrtarisht informuam për arritjen e marrëveshjes mes Frontit Evropian dhe ASH- së Taravarit për të garuar se bashku në zgjedhjet lokale.
Sot portal 3-shi.net ju sjell ekskluzivisht edhe emrat e kandidatëve të cilët do të garojnë në këto zgjedhje nën ombrellën e Frontit.
BDI në Çair do të garojë me Bujar Osmanin, ish ministrin e Punëve të Jashtme. Në Tetovë, BDI do të tentojë të marr komunën duke u mbështetur tek Bajram Rexhepi, edhe pse sipas anketave dhe punës së bërë në teren, Bilall Kasami është favorit absolut edhe për një mandat të dytë.
Në Likovë kandidat do të jetë Erkan Arifi, në Bogovinë- Besnik Emishiu, në Zhelinë- Emir Sulejmani, Bërvenicë, Arkin Jahiji, Çashkë- Suat Shaqiri dhe Pllasnicë-Alija Jaoski.
Kanë mbetur për të definuar edhe emrat e kandidatëve për komunat Kërcovë, Tearcë, Dollnei dhe Kumanovë, të cilat do të jenë propozim i BDI-së.
ASH e Taravarit dhe e Selës do t’i kenë nga tre komuna.
Në Gostivar, Taravari do të jetë kandidatë i përbashkët i Frontit Evropian, ndërsa ata do të kenë kandidat edhe në Vrapçishtë, ku garon Isen Shabani dhe në Saraj ku kandidatë do të jetë Blerant Ramadani.
Sela do të tentojë që sërish të jetë kryetar i Strugës, ndërsa në dy komunat tjera, në Dibër dhe Haraçinë do të garojë me Tiron Jahjagën dhe Driton Nebiun.
Ekskluzive/ Ju sjellim emrat e kandidatëve të Frontit Evropian për zgjedhjet lokale, nuk mungojnë befasitë

Ndani këtë artikull