Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Ejup Rustemi i BDI-së i përgjigjet Nikollovskit: S’kemi vjedhë

Përditësimi i fundit: 2024/06/27 at 4:27 PM
Publikuar June 27, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustime ka dal me reagim në lidhje me pres-konferencën e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski pas konstatimeve të Entit Shtetëror për Revizion. Rustemi ka hedhur poshtë të gjitha konstatimet duke theksuar se janë të pavërteta, të pa baza dhe me prapavijë politike.

“Pretendimet e thëna në pres- konferencën e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, pas konstatimeve të Entit Shtetëror të Revizionit, për punën e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, i hedhim si të pavërteta dhe të pabaza, me prapavijë politike.

- Reklamim -

Opinioni është i informuar se gjatë periudhës së kaluar NPRRSH ka realizuar nivel rekord të investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore, me qëllim të përmirësimit të rrjetit rrugor, ndërtimit të autostradave, të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore për qarkullim të sigurt të trafikut në mbarë vendin.

Vitin e kaluar, gjithashtu, është regjistruar nivel rekord i të hyrave nga taksat rrugore, dhe është vënë në funksion pagesa elektronike e taksës rrugore.

Në periudhën e njëjtë, janë bërë përpjekje të mëdha për mirëmbajtjen e rregullt të rrugëve për siguri më të madhe dhe qarkullim më të sigurtë të trafikut.

Përfundimisht, vitin e kaluar filloi realizimi i projektit më të madh infrastrukturor në historinë e shtetit tonë, përkatësisht ndërtimi i korridoreve evropiane, Korridori 8 dhe Korridori 10D.

Në të gjitha këto projektet, nga ana e NPRRSH-së dhe udhëheqësisë së saj, janë respektuar të gjitha procedurat ligjore, për të cilat ekziston dhe dokumentacion adekuat. Nga ana tjetër, për të gjitha këto, opinioni është informuar në kohë, në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme, dhe atë në të gjitha fazat e realizimit të projekteve në të cilat ka punuar Ndërmarrja.

Me këtë rast, që gjërat të jenë më të qarta me informacione të vlefshme dhe relevante, edhe një herë duam që t’i afirmojmë detajet e projekteve kryesore që u theksuan në pres konferencën e djeshme:

Projekti për ndërtimin e autostradës, aksit rrugor Kërçovë – Ohër, vlera e Marrëveshjes është rritur me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovci – Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë – Ohër, të publikuar në Gazetën Zyrtare nr.208 më datë 14.11.2018.

– Projekti segmenti i dytë TEN-T Projekti për autostradën nga Shkupi deri në kufirin me Kosovë, shuma e vlerësuar nga 112 milionë euro është rritur në 198 milionë euro, nga zyra e konsulencës teknike të pavarur– Atkins, e angazhuar nga BERZH-i, në bashkëpunim me projektuesin Konsorciumin Hill International, të përzgjedhur përmes IPF 7 me grante nga Komisioni Evropian. Gjatë përzgjedhjes së shtëpisë konsulente dhe projektuesit, NPRRSH nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë ndonjë ndikim.

– Projekti në IPA II – Ndërtimi i aksit rrugor Gradsko – Drenovë.

Theksojmë se në IPA Strukturën operative, Ministria e Financave – CFCD i ka detyrimet e “Organit kontraktues” , ndërsa Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është “përdorues”, ndërsa Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore është “shfrytëzues i fundit”.

Rolet dhe përgjegjësitë e tre subjekteve janë të rregulluara me Marrëveshjen operative të Programit sektorial operativ të transportit 2014 – 2020, ku CFCD ka përgjegjësinë për zbatimin e procedurave së tenderit, lidhjen e marrëveshjeve dhe realizimin e pagesave për aktivitete të finansuara nga BE.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore si “shfrytëzues i fundit” i ndërmerr dhe i ka realizuar në kohë të gjitha detyrimet nga aspekti teknik për të cilat është kompetente sipas Marrëveshjes operative.

Unë, si Drejtor dhe Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, jemi në dispozicion për të gjitha institucionet kompetente, për çfarëdo lloj kontrolli dhe revizioni të punës sonë, që edhe një herë të konfirmohet puna ligjore përmes realizimit të Programeve vjetore të punës së NPRSH-së, gjatë periudhës së kaluar, për të cilat dëshmojnë edhe vet rezultatet e arritura të Ndërmarrjes.

Për fund të këtij reagimi, apelojmë që mos të transmetohen të pavërteta dhe shpekulime në opinion lidhur me punën e NPRSH-së dhe menaxhmentit të saj, për shkak se të pavërtetat e tilla dëmtojnë imazhin e vet ndërmarrjes, të personave udhëheqës dhe të të gjithë punonjësve.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore është një institucion që meriton respektin më të madh për shkak të rezultatetve të saja të arritura gjatë periudhës së kaluar, prandaj duhet lënë anash agjendat ditore politike”, thuhet në reagimin e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi.

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
3shi.net 27 Qershor, 2024 June 27, 2024
Artikulli i mëparshëm “8 Shtatori”, uji ka depërtuar në sallat kirurgjikale
Artikulli tjetër Zv/kryeminstri Mexhiti takohet me ambasadoren Ageler

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Perinski: Me këtë transport publik që e ka Shkupi, është shumë e vështirë të ulet ndotja e ajrit

    3shi.net December 14, 2024
    Ministrja Dimitrieska-Koçoska e ofendoi deputeten, Petrovska: Do të paraqes ankesë në Komisionin Kundër Diskriminimit
    Kryeparlamentari Afrim Gashi pret në takim nënkryetarin e TIKA-s
    Indonezi, rritet në 23 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut
    Po zhvillohet ngjarja që ndodh një herë në katër vjet e Bitcoinit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?